Vendosni fjalën kyçe....

Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë së re


Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mandatoi të përzgjedhurin e Lëvizjes Vetëvendosje Glauk Konjufca për formimin e qeverisë së re. Kryetarja e shtetit ka thënë se pas dështimit të parë, ka zhvilluar konsultime me partitë politike për të caktuar mandatarin e ri, ndërsa vetëm partia e parë ka shprehur gatishmërinë për të sjellë emrin.

“Pra, Kushtetuesja nuk thotë mund të emërojë, por emëron nëse dështon i pari. Kushtetuta nuk i lë hapësirë presidentes për mos-emërim të kandidatit të dytë atëherë kur ka një mandatar. Gjuha e përdorur në Kushtetutë është obligative, pra e detyron presidenten ta emërojë kandidatin e dytë”, tha Osmani.

Konjufca u zgjodh nga këshilli drejtues i Vetëvendosjes pasi Albin Kurti nuk i mori votat e kërkuara. Kurti pritet të mbajë postin e ministrit të Jashtëm në rast se qeveria e re formohet me sukses.