Vendosni fjalën kyçe....

SPAK kërkon 3 vite burg për ish-deputetin e PS Jurgis Çyrbja


Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka kërkuar GJKKO-së dënimin me 3 vite burgim për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, i akuzuar për nxjerrjen e sekretit shtetëror, përkrahje të autorit të krimit dhe korrupsion në zgjedhje.

Çyrbja do të dënohet përmes formulës së gjykimit të shkurtuar, dhe në rast të pranimit të kërkesës së SPAK, Çyrbja do të vuajë 2 vite burgim.

Sipas pretencës së SPAK-ut:

Jurgis Çyrbja akuzohet për tregim të sekretit shtetëror në disa raste, përkrahje të autorit të krimit në disa herë, si dhe korrupsion në zgjedhjet e vitit 2021. Prokuroria ka kërkuar për të 3 vite burg, me një dënim përfundimtar prej 2 vitesh pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Altin Hajri përballet me akuzat për korrupsion në zgjedhje dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, SPAK ka kërkuar 3 vite burg, të cilat ulen në 2 vite me gjykim të shkurtuar.

 

 

Ahmet Masha akuzohet për tregim të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit. Për të, prokuroria kërkon 2 vite e 6 muaj burg, të cilat reduktohen në 1 vit e 8 muaj pas aplikimit të gjykimit të shkurtuar.