
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, njoftoi se nuk mori pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke argumentuar se nuk u hodhën në votim të dyja raportet, atë të opozitës dhe të mazhorancës.
Berisha kritikoi mënyrën se si u zhvillua procesi, duke theksuar se rregullorja nuk u respektua dhe se parlamenti funksionoi në mënyrë të shpejtë e të papërgatitur.
“Aty janë dy raporte, hidhen dy raportet dhe pastaj bëhet votimi, këta nuk njohin rregullore, këta njohin vetëm urdhra që marrin dhe pastaj bëjnë të paditurin.
E dëgjuar Peleshin se si u përpoq të mbrojë kolapsin e plotë parlamentar që ka krijuar. Ka ndodhur ndonjëherë në historinë ndonjë kuvendi që për 28 minuta të miratohet programi i qeverisë dhe kabineti.
Thotë do ta bëj parlamentin europian, cili është standard europian kur parlamenti ka delikuent”, tha Berisha.