Vendosni fjalën kyçe....

Bruna Mersini në garë për Bashkinë e Vlorës, KQZ i kalon mandatin Briseida Çakërrit


Briseida Çakërri është deputetja e re në Kuvend e Partisë Socialiste, e cila ka zënë vendin e lënë bosh të Bruna Mersinit.

Kjo e fundit është zyrtarisht kandidate për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e parakohshme të pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

Mandati i kaloi Çakërrit ditën e sotme në mbledhjen e KQZ-së, si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit me më shumë vota.