Vendosni fjalën kyçe....

Si një kompani e vogël në Zelandën e Re ndihmoi transportin e naftës së sanksionuar nga Irani dhe Rusia


Një kompani e vogël sigurimesh me qendër në Auckland, Zelandë e Re, është vënë në qendër të një hetimi ndërkombëtar për rolin e saj në transportimin e naftës iraniane dhe ruse të ndaluar nga sanksionet perëndimore.

Sipas një hetimi të agjencisë Reuters, kompania Maritime Mutual, e drejtuar nga britaniku 75-vjeçar Paul Rankin dhe familja e tij, ka siguruar dhjetëra anije që janë pjesë e asaj që njihet si “flota e errët” — një rrjet global tankerësh që operojnë në mënyrë të fshehtë për të anashkaluar ndalimet ndërkombëtare.

Hetimi zbulon se “Maritime Mutual ka siguruar anije që përdorin dokumente të falsifikuara dhe destinacione të rreme për të fshehur origjinën e ngarkesave të tyre,” çka u ka mundësuar atyre të hyjnë në porte që kërkojnë mbulim të vlefshëm sigurimi, përfshirë ato në Iran dhe Rusi.

Sipas të dhënave të analizuara nga Reuters, kompania ka mbuluar me sigurim rreth një në gjashtë nga anijet e flotës së errët që janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe.

Kjo e ka bërë Maritime Mutual, sipas ekspertit të sanksioneve David Tannenbaum, “një lojtar të fuqishëm në një treg të errët, ku kompanitë e sigurimeve mund të bëhen pa dashje ndihmëse të regjimeve të sanksionuara.

Autoritetet e Zelandës së Re, në bashkëpunim me partnerë nga SHBA, Britania dhe Australia, kanë hapur një hetim të përbashkët për shkelje të mundshme të sanksioneve, si dhe për dështim në parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Më 16 tetor, policia e krimeve financiare bastisi zyrat e Maritime Mutual në Auckland dhe Christchurch, si dhe një rezidencë private të lidhur me drejtuesit e kompanisë, duke sekuestruar dokumente dhe marrë në pyetje tre persona.

Në një deklaratë për Reuters, kompania mohoi çdo shkelje, duke theksuar se “Maritime Mutual operon në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe ka politika të rrepta për respektimin e sanksioneve.” ]

Megjithatë, pas presionit ndërkombëtar, më 21 tetor, bordi i kompanisë vendosi të ndalojë sigurimin e çdo anijeje të identifikuar si pjesë e flotës së errët ose që transporton naftë ruse.

Ky skandal ka hapur një debat të gjerë mbi roli e kompanive të vogla në sistemin global të tregtisë së energjisë dhe mbi efektivitetin real të sanksioneve ndërkombëtare.

Siç theksoi një ish-zyrtar i OKB-së për mbikëqyrjen e embargove ekonomike, “edhe një kompani e vogël në një cep të botës mund të bëhet hallkë kyçe në zinxhirin e ekonomisë së zezë globale.