
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Rrugën e Arbrit, pranë zonës së Gjoricës, ku janë përplasur dy automjete. Si pasojë e përplasjes, 6 persona kanë mbetur të plagosur.
Sipas raportimeve, dy prej të plagosurve janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar, ndërsa katër të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit, ndërsa rrethanat e sakta mbeten ende të paqarta.
Banorët e zonës kanë deklaruar se ky segment i rrugës ka qenë shpesh vend i aksidenteve, disa prej të cilave me pasoja të rënda për jetën e njerëzve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të automjeteve të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë shenjat e trafikut në këtë rrugë.