Vendosni fjalën kyçe....

Një koiçidencë interesante mes Tunelit të Llogarasë dhe Aeroportit të Vlorës


1.Arben Ahmetaj akuzoi në SYRI TV Belinda Ballukun se ka shtuar me 50 milionë euro vlerën e tunelit të Llogarasë (nga 140 mln në 190 mln) dhe sipas tij një konsorcium firmash turke (kompania A+B) e futën këtë shumë në xhep, ndërsa punimet vijonte t’i kryente kompania shqiptare Gjoka.

Të dhënat sugjerojnë se si instrument financiar për shlyerjen e firmave turke në Llogara (me paratë e buxhetit), u përdor BKT.

2.Të dhënat e thesarit vërtetojnë katërcipërisht atë që thotë Ahmetaj, rezulton se në periudhën Janar-Dhjetor 2022 konsorciumit turk të Llogarasë ju kalua kjo shumë.

3.Në shtator 2022, në anën tjetër të malit; në aeroportin e Vlorës një tjetër kompani turke (kompania C) që kishte kryer punime, shet 40% të aksioneve të saj te Macabo e Behgjet Pacollit, por kontrata e nënshkruar në Shtator 2022 u regjistrua në QKB vetëm më 29 Dhjetor 2022. Fiks në fund të dhjetorit u lëshua dhe pagesa e fundit për tunelin e Llogarasë.

4.Tre muaj më pas, kompania koncesionare e aeroportit VIA paraqitet në BKT dhe siguron një kredi prej 50 e kusur milionë eurosh.

Pra, e thënë me fjalë elementare; Ahmetaj akuzon Ballukun se me një të rënë të lapsit i dha kompanive A+B rreth 50 milionë euro në Llogara. Pasi u bë ky kalim në Dhjetor 2022, disa turq të tjerë tërhiqen nga aeroporti dhe pas tre muajsh Pacolli-Ademi shkojnë trokasin në BKT për të siguruar 50 milionë euro kredi.

Mah… koinçidencë mbase; se në mos qoftë e tillë, i bie që Balluku është futur 40% aksionere te Aeroporti i Vlorës me paratë që grabiti te Tuneli Llogarasë./ Hashtag.al