Vendosni fjalën kyçe....

Fizikani i njohur Chen Ning Yang, fitues i Çmimit Nobel, ndahet nga jeta në moshën 103-vjeçare



Chen Ning Yang, një nga fizikantët më të shquar të shekullit të 20-të dhe fitues i Çmimit Nobel për Fizikë, ka ndërruar jetë në moshën 103-vjeçare në Pekin, pas një sëmundjeje, raportoi agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

I lindur në Hefei, provinca Anhui të Kinës Lindore, në vitin 1922, Yang ishte fizikant kinezo-amerikan, i njohur për kontributet e tij të jashtëzakonshme në mekanikën statistikore dhe në zhvillimin e teorive mbi ligjet e simetrisë në fizikën e grimcave elementare.

Në vitin 1957, ai u nderua me Çmimin Nobel për Fizikë së bashku me shkencëtarin Tsung-Dao Lee, për punën e tyre revolucionare mbi shkeljen e paritetit në ndërveprimet e dobëta — një zbulim që ndryshoi rrënjësisht mënyrën se si kuptohet universi në nivel subatomik.