Vendosni fjalën kyçe....

Hamas: Kthimi i trupave të pengjeve do të kërkojë kohë për shkak të rrënojave dhe mungesës së pajisjeve



Hamas ka deklaruar sërish se procesi i kthimit të trupave të pengjeve të tjerë do të kërkojë kohë, duke përmendur vështirësi logjistike.

Në një deklaratë zyrtare, grupi theksoi se disa trupa ndodhen në tunele të shkatërruara nga bombardimet izraelite, ndërsa të tjerë janë nën rrënojat e ndërtesave të goditura, përcjell YNetNews.

“Kthimi i trupave të pengjeve kërkon pajisje të specializuara për pastrimin e rrënojave — pajisje që është e pamundur të futen për shkak të ndalimit izraelit,” thuhet në deklaratë.

Hamas shtoi se mbetet i përkushtuar ndaj marrëveshjes për kthimin e pengjeve, ndërkohë që presioni ndërkombëtar mbi të dyja palët për masa humanitare po rritet.