Vendosni fjalën kyçe....

Kuqezinjtë shpartallojnë Jordaninë 4-2 në miqësore


Kombëtarja kuqezi ka shpartalluar Jordaninë në miqësoren e mbrëmjes së sotme. Pas një pjese të parë me disa probleme që u mbyll në barazim 1-1, kuqezinjtë u zgjuan në të dytën duke shënuar edhe tre gola të tjerë me Brojën, Hoxhën e Bajramin.

Fitorja në miqësore vjen pas sukesit historik ndaj Serbisë në fushën e kësaj të fundit. Shqipëria mban vendin e dytë në grupin K kualifikues për botërorin e ardhshëm, duke qenë shumë pranë vajtjes në play-off.

Kur nga fundi i kualifikueseve kanë nbetur edhe dy ndeshje, kuqezinjtë kanë tre pikë më shumë se Serbia e vendit të tretë dhe I mjafton një fitore ndaj Andorrës për ta salduar pozicionin.