
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, gjatë forumit të mbajtur në Tiranë, theksoi se çdo vend aleat që përballet me sulme kibernetike do të marrë mbështetjen e Aleancës.
Ai nënvizoi se shtetet duhet të arrijnë nivelin e investimeve 5% për mbrojtjen, duke e konsideruar thelbësore për forcimin e rezistencës ndaj rreziqeve kibernetike.
Rutte vlerësoi forumin në Tiranë si një hap të rëndësishëm për ndarjen e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke theksuar se “në NATO askush nuk qëndron vetëm të gjithë mbrojmë njëri-tjetrin në epokën digjitale.”
“Do të arrijnë përqindja 5% për mbrojtjen për atë si më thelbësoren.
Por gjithashtu edhe për investimet e tjera. Kjo do të thotë se mbrojtja jonë do të bëhet më e fortë dhe më rezistente ndaj rreziqeve kibernetike. Po kështu vendet janë përgjegjëse për mbrojtjen.
Por NATO ofron një rrjet unik për mes të cilit ku aleatët të reagojnë ndaj rreziqeve kibernetike. Dhe po kështu aleatët tanë. Është një forum i jashtëzakonshëm për të ndarë ekspertizën.
Ky forum në Tiranë është i rëndësishëm për të ndarë ekstpertizën, praktikat dhe njohuritë tuaja.
NATO-ja aleancë vlerash të përbashkëta dhe do të vijojë të përcaktojë një reagim të bazuara në norma në hapësirën.
Në NATO asnjë nuk qëndron i vetëm, të gjithë qëndrojmë së bashku në një epokë digjitale, ndaj çdo kujt që mundohet të na dëmtojë. Ju uroj një konferencë shumë të suksesshme.”