Vendosni fjalën kyçe....

Rama me kryebashkiakun Eric Adams: Po bëjmë përpjekje për të vendosur fluturimin direkt me New York-un


 Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një konferencë për shtyp me kryebashkiakun e Nju Jorkut, Eric Adams, jashtë godinës së qeverisë.
Gjatë deklaratës për mediat, Rama e cilësoi Adams si “një mik të kahershëm” dhe u shpreh se po bëhen përpjekje për vendosjen e një linje direkte fluturimi mes Tiranës dhe Nju Jorkut.

Jemi këtu së bashku me një mik të kahershëm, një mik që kam pasur privilegjin ta njoh falë lidhjeve të tij shumë të forta me komunitetin shqiptar në New York,” deklaroi Rama.

Ai shtoi se vizita e Adams në Tiranë erdhi pas disa premtimeve të mëparshme dhe se qëllimi i saj është forcimi i marrëdhënieve dypalëshe, veçanërisht në fushën e turizmit.

Pas një premtimi të përsëritur disa herë, kryebashkiaku i New York-ut më në fund erdhi në Shqipëri për të vizituar vendin tonë, për të parë nga afër një vend që ka dëgjuar shumë nga miqtë e tij shqiptarë dhe nga unë, si edhe për të diskutuar së bashku lidhur me turizmin,” tha Rama.

Kryeministri bëri të ditur se përpjekjet për linjën ajrore direkte me Nju Jorkun janë në vijim dhe se Adams ka shprehur interes për të ndihmuar në këtë drejtim.
Duke qenë se ka qenë kyç në vendosjen e disa linjave direkte të New York-ut me vende të tjera, ai është këtu për të parë mundësinë e një nxitjeje shtesë në përpjekjen që po bëjmë për të vendosur fluturimin direkt me New York,” theksoi Rama.

Në fund, kryeministri shtoi me humor se kryebashkiaku amerikan “ka shumë dëshirë të takohet me Diellën,” duke iu referuar vajzës së tij.