Ari arriti një rekord historik të martën, pasi nuk kishte shenja lehtësimi nga një ngërç midis dy dhomave të Kongresit të SHBA-së që ka çuar në mbyllje të qeverisë, ndërsa bastet pothuajse të sigurta për një ulje të normës së interesit në SHBA këtë muaj ndikuan gjithashtu.
Ari i menjëhershëm (Spot gold) ishte në rritje me 0.1% në 3,962.63 dollarë për ons, pasi kishte arritur një kulm historik prej 3,977.19 dollarësh më herët gjatë seancës. Kontratat e së ardhmes të arit në SHBA për dorëzimin në dhjetor fituan 0.2% në 3,985.30 dollarë oër ons (1 ons = 28.34 gram).
Presidenti i Bankës Federale të Rezervës së Kansas City, Jeff Schmid, sinjalizoi se ai është i prirur të mos ulë më tej normat e interesit, duke thënë se Rezerva Federale duhet të qëndrojë e përqendruar në rrezikun e inflacionit tepër të lartë në krahasim me dobësinë e dukshme të tregut të punës.
Ari është rritur 51% deri tani këtë vit, falë blerjeve të forta nga bankat qendrore, kërkesës së shtuar për fondet e tregtuara në bursë të mbështetura nga ari, një dollari më të dobët dhe interesit në rritje nga investitorët me pakicë që kërkojnë të mbrohen në mes të rritjes së tensioneve tregtare dhe gjeopolitike, shkruan Reuters.
