Një këmbësor ka humbur jetën pasi është përplasur nga një makinë në rrugën Mamurras-Milot.
Viktima ka gjetur vdekjen në vend ndërsa identiteti i tij nuk dihet ende.
Banorët e zonës prej kohësh kanë kërkuar masa për shmangien e tragjedive rrugore në këtë segment ku mungon ndriçimi dhe ka probleme me shpejtësinë e mjeteve që lëvizin.
