
Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka njoftuar se do të mbështesë kandidaturën e pavarur të Florjan Binajt në zgjedhjet e 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës.
Adriatik Lapaj tha se vendimi është marrë pasi kandidatura duhet të vijë nga qytetarët e angazhuar dhe jo nga marrëveshjet partiake, duke theksuar se “Shqipëria vlen mbi partinë”.
Postimi i plotë:
Dy ditë më parë propozuam që kandidatët për bashkitë në këto zgjedhje për shkak të situatës së jashtëzakonshne duhet të vinin nga radhët e qytetarëve të angazhuar dhe jo nga marrëveshjet e partive politike.
Deklaruam se do të mbështesnim një prej kandidatëve të pavarur që do të shpallnin kandidimin në këto zgjedhje.
Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj.
Ky vendim bazohet te vullneti ynë i mirë dhe bindja që Shqipëria vlen mbi partinë.