Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet i vdekur me plagë thike 40-vjeçari në Babrru


Një 40-vjeçar është gjetur i paetë në Babrru.

Viktima Hajdar Ismailgeci ka pasur një plagë thike në trup që i ka shkaktuar vdekjen.

Ai është gjetur në afërsi të shkollës “Azem Hajdari” ndërsa dinamika e ngjarjes së rëndë nuk dihet ende.

Njoftimi

“Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në Babrru, është konstatuar pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç. Nga këqyrja paraprake, viktima ka një plagë të shkaktuar me mjet prerës, e cila dyshohet të ketë qenë shkaku i humbjes së jetës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës, kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.”

Njoftimi 2

“Kamëz/Informacion shtesë. Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, ju informojmë se është identifikuar viktima, shtetasi H. I., 40 vjeç. Grupi hetimor po vijon veprimet me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.”