Vendosni fjalën kyçe....

“Uria” përballë historisë, PSG-ja e Bajerni i Mynihut gjithçka për finishin


Bajerni i Mynihut e PSG-ja do ulin siparin e futbollit europian mbrëmjen e sotme me finalen e Ligës së Kampionëve.

Për bavarezët kjo është finalja e 11-të në histori me 5 trofe të fituar ndërsa për ekipin francez është finalja e parë në histori dhe në njëfarë mënyre PSG-ja e ka futur emrin në librin e Ligës së Kampionëve.

Gjithsesi presidenca e klubit ka shpenzuar shuma të mëdha eurosh vitet e fundit me synim të vetëm fitimin e Ligës së Kampionëve pas dominimit në futbollin francez.

Formacionet e mundshme

PSG: Navas – Kehrer, Thiago Silva, Kimpembe, Bernat – Herrera, Marquinhos, Paredes – Di Maria, Mbappe’, Neymar

Trajner: Tuchel

Bajern Mynih: Neuer – Kimmich, Boateng, Alaba, Davies – Thiago Alcantara, Goretzka – Perisic, Muller, Gnabry – Lewandowski

Trajner: Flick


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *