Vendosni fjalën kyçe....

Rriten rikthimet në T2, shqiptarët të tretët më të refuzuarit në Europë


Në tremujorin e dytë të vitit 2025, 1,945 shqiptarë u rikthyen nga vendet e Bashkimit Europian drejt vendeve të treta, duke e renditur Shqipërinë në vendin e tretë pas Gjeorgjisë dhe Turqisë.

Krahasuar me tremujorin e parë të vitit, rikthimet e shqiptarëve shënuan një rritje prej 4.1%, duke reflektuar trendin në rritje të refuzimeve për qytetarët shqiptarë në territorin europian.

Gjeorgjianët (2,460) ishin grupi më i madh i qytetarëve të vendeve të treta të rikthyer jashtë BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2025, të pasuar nga turqit (2,020), shqiptarët (1,945), moldavët (1,210) dhe sirianët (1,140).

Në total në të gjithë Bashkimin Europian në tremujorin e dytë të vitit 2025, 116,495 qytetarë jo të BE-së u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së dhe 28,355 persona u rikthyen në vende të treta pas urdhrit për t’u larguar.

Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2024, numri i qytetarëve jo të BE-së të urdhëruar të largohen u rrit me 3.6%, ndërsa numri i personave të rikthyer në vendet e treta u rrit me 12.7%.

Në krahasim me tremujorin pararendës, numri i urdhrave për largim ra me 6.3% dhe numri i rikthimeve në vendet e treta u ul me 0.8%.

Ndër qytetarët jo të BE-së që u urdhëruan të largoheshin nga një vend i BE-së në tremujorin e dytë të vitit 2025, shumica ishin qytetarë të Algjerisë (9,805), të pasuar nga Maroku (7,085) dhe Turqia (6,310).

Ndër vendet e BE-së, numri më i lartë i qytetarëve jo të BE-së të urdhëruar të largohen u regjistrua në Francë (34,760), Spanjë (14,545) dhe Gjermani (14,095).

Franca (3,685), Gjermania (3,445) dhe Suedia (2,865) regjistruan numrin më të lartë të personave të rikthyer në vende të treta.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor