
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kërkuar sot në Konferencën e Kryetarëve që të zhvillohet debat mbi anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Bardhi theksoi se Konferenca e Kryetarëve nuk ka për detyrë të vlerësojë përmbajtjen e kërkesës për mocion, por vetëm të vendosë datën e debatit.
Ai akuzoi qeverinë se, ndërsa pretendon të ketë krijuar normalitet në Kuvend, po refuzon të përballet me opozitën dhe të diskutojë një temë prioritet për vendin.
“Konferenca e Kryetarëve nuk vlerëson përmbajtjen e kërkesës për mocion. Konferenca vendos vetëm datën. Këkresa është konform rregullores dhe ka një pikë.
Aspiratën e Shqipërisë për në BE. Keni qenë ju që keni bërtitur në Kuvend se opozita nuk do debat.
Sot jeni ju që po e faktoni se kush nuk do debat, kush nuk ka një bilanc për t’u përballur në debat, kush nuk ka një program të qartë për atë që e keni shpallur prioritet pra anëtarësimin në BE.
Nga njëra anë, bërtisni se kemi krijuar normalitet në Kuvend nga ana tjetër refuzoni debatin. “, ka thënë Bardhi.