Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Universitetet po krijojnë programe për AI dhe nanoshkencën


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës në Kongresin Ndërkombëtar të Nanoteknologjisë, deklaroi se disa universitete shqiptare kanë nisur hartimin e programeve ndërdisiplinore për sistemet dixhitale, inteligjencën artificiale dhe nanoshkencën.

Sipas tij, ky nuk është një luks, por një domosdoshmëri e së tashmes. Rama tha se vizioni i qeverisë është që brenda dekadës së ardhshme, të rinjtë shqiptarë të kenë mundësi të studiojnë teknologjitë e së ardhmes në vend.

“Në fakt një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sistemi dixhitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti sepse ky nuk është luks apo diçka shumë e veçantë.

Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi.

Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standartet ndërkombëtare. Puna ka nisur dhe po shohim rezultatet e para që janë inkurajuese.

Ky investim në investim ka të bëjë me krijimin e një hapësire për njerëit që të mendojnë në mënyra novatore, të krijojnë një brez do të guxoja të thoja novatorësh që do të çojë përpara ekonominë, industrinë dhe qeverisjen shqiptare. Shqipëria është e angazhuar që çdo euro e investuar në shkencë të përkthehet në përparim të prekshëm, llogaridhënie dhe mundësi për të rinjtë tanë.

Ashtu edhe si disa prej jush kanë ardhur nga jashtë mund ta shohim tashmë, ky është vend i hapur, miqësor dhe ku fjala mirëseerdhët është në përputhje të përkryer në raport me atë se çfarë mund të presësh kur vjen në këtë vend. Pres me padurim të punojmë ngushtë me akademinë e shkencave dhe diktatorin e saj për t’i bërë gjërat më mirë dhe më të prekshme. “, tha Rama.