Vendosni fjalën kyçe....

Boçi për raportin e DASH: Kutia e Pandorës është hapur, SHBA flet me gjuhë të prerë


Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka reaguar pas publikimit të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e investimeve dhe biznesit në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një aktakuzë të rëndë ndaj qeverisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Boçi shkruan se SHBA tashmë po përdor “një gjuhë të prerë e goditëse” dhe jo formula diplomatike, duke e cilësuar raportin si hapjen e “kutisë së Pandorës”.

Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të Shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate. Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd! Kutia e Pandorës është hapur… ‘Pandorat’ e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre”, shkruan Boçi.

Në postimin e tij, deputeti demokrat rendit një sërë problemesh që, sipas tij, evidentohen nga raporti i DASH, si pastrimi i parave apo shpopullimi galopant.

Sipas Boçit, Shqipëria është kthyer në “parajsë të krimit të organizuar transnacional” me qeverinë që vepron si “partner i kartelit Rama”.

 

Postimi i plotë:

ARUBA, AMBASADA dhe DASH-i që prin kopenë e akuzave

Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit është një aktakuzë e rëndë ndaj qeverisë shqiptare.

Ai nuk përdor formula diplomatike e të zbutura, por flet me një gjuhë të prerë e goditëse:

Ekonomia shqiptare dominohet nga paratë e drogës, korrupsionit, kontrabandës dhe evazionit fiskal.

Ky është perceptim por konstatim zyrtar i SHBA-së.

Raporti nuk le hapësirë për asnjë ekuivok.

Shqipëria drejtohet nga një qeveri kokë e këmbë e zhytur në krim e korrupsion.

Pasojat janë katastrofale!

-Pastrim parash

-Shpopullim galopant

-Vdekje e konkurrencës së lirë

-Ligje me porosi “strategjike”për biznese klienteliste dhe grupe kriminale “strategjike”

-Koncesione gllabëruese dhe korruptive

-Prokurime banditeske

-Ekonomi informale

-Varfërim për qytetarët

-Klimë e rënduar biznesi

-Humbje diversiteti investues

Thënë pa gjuhë diplomatike raportesh:

Shqipëria është një parajsë e krimit të organizuar transnacional i cili ka partner qeverinë-kartel Rama.

Samiti i ARUBAS, reagimet e të ngarkuarës me punë të Ambasadës së SHBA për porosinë TRUMP për zhdukjen e karteleve dhe grupeve kriminale ndërkombëtare dhe tani raporti i Departamentit të shtetit vendosin gishtin mbi përgjegjësin e kësaj situate.

Paradat e Ramës në Bruksel nuk gënjejnë më askënd!

Kutia e Pandorës është hapur…

“Pandorat” e vogla të shijojnë burgun… duke parashikuar fundin e udhëheqësit të tyre.