Vendosni fjalën kyçe....

Lezhë/ 67-vjeçarja bie në kontakt me energjinë, ndërron jetë


Një ngjarje tragjike është shënuar sot në Lezhë, ku një grua 67-vjeçare ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Grykë Zezë, në oborrin e banesës së saj.

Sipas informacioneve paraprake, ajo ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat.

 

Njoftimi i policisë:

 

Lezhë/Informacion paraprak

Në fshatin Grykë Zezë, Lezhë, shtetasja P. P., rreth 67 vjeçe, dyshohet se në oborrin e banesës së saj ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.