Vendosni fjalën kyçe....

“Për zgjedhjet në Tiranë i kam shtrirë dorën edhe Arlind Qorit” – Këlliçi


 

Belind Këlliçi zbuloi mbrëmjen e sotme se për zgjedhjet lokale në Tiranë i ka shtrirë dorën edhe kundërshtarëve politikë si Arlind Qori apo ish-deputetit të PD-së Agron Shehaj që tashmë drejton Partinë Mundësia.

I ftuar në rubrikën “Kjo Javë” në News24, deputeti i PD-së tha se nesër do ketë takime me aleatët e PD-së, ndërsa bëri thirrje për bashkmin e forcave politike për të mundur kandidaten e PS-së për Tiranën Ogerta Manastirliu.

Nesër kemi 3 takime me aleatët, me 3 parti parlamentare, Mediu, Dule, Duka. Ne do futemi me çdo forcë politike. Ne do ulemi me çdo forcë polituke, edhe me zotin Shehaj. Me të gjithë, i kam shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe partisë së Arlind Qorit Lëvizja Bashkë edhe pse ideologjikisht kemi 180 gradë qëndrim të kundërt, por nëse kemi kundërshtarë të përbashkët. I besoj ato që thonë dhe i qëndrojnë atyre. Nëse duam, të jemi praktikë të rrëzojmë Ramën, Hajde të bashkojmë forcat. Takimet tona do kenë në fokus diskutimet në parim për profilin e kandidatit të bashkisë. thonë dhe i qëndrojnë atyre. Nëse duam, të jemi praktikë të rrëzojmë Ramën, Hajde të bashkojmë forcat. – tha Këlliçi.