Vendosni fjalën kyçe....

Laboranti plagos me gërshërë infermierin te “Shefqet Ndroqi”


Një laborant në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë akuzohet se ka plagosur me gërshërë një koleg infermier në mjediset e spitalit.

Autori i dyshuar Dashamir Çajka është arratisur nga spitali, ndërsa infermieri Mikel Osmani është nën kujdesin e mjekëve.

Dyshohet se dyshja kanë pasur një debat në vendin e punës dhe më pas çakja dyshohet se ka goditur Osmanin.

“Tiranë/Informacion paraprak: Rreth orës 11:20, në ambientet e një spitali shtetëror, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi D. Ç., rreth 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin M. O., rreth 37 vjeç, të dy punonjës të spitalit. Shtetasi M. O. është në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e shtetasit D. Ç. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të rastit.”, njoftoi policia.