
Biznesmeni palestinez-amerikan Bishara Bahbah, i cili ka vepruar si ndërmjetës midis Hamasit dhe administratës amerikane, vizitoi Izraelin për një vizitë private, gjatë së cilës takoi familjet e të rrëmbyerve në selinë e Forumit të Familjeve të Të Rrëmbyerve dhe Të Zhdukurve, përcjell YNetNews.
Bahbah u shpreh se në prag të sulmit në Katar, kishte një marrëveshje në tryezë që u prish për shkak të bombardimeve. Sipas tij, katariasit janë dhe mbeten faktorë kyç për arritjen e një marrëveshjeje, dhe Izraeli duhet të ndërmarrë hapa për t’i rikthyer ata në tryezën e ndërmjetësimit.
Ai shtoi se dëmi më i madh i shkaktuar është në statusin dhe dinjitetin e Katarit si ndërmjetës.