Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Në zgjedhjet e pranverës marrim një mandat të tretë me kryeministrin Rama


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka pohuar sot se në zgjedhjet e pranverës partia ku bën pjesë do marrë mandatin e tretë.

Ai tha se PS-ja e ka të përcaktuar axhendën e veprimtarive të brendshme që kanë të bëjnë me zgjedhjet e ardhshme.

“Me hyrjen në fuqi të Kodit Zgjedhor, zgjedhjet e ardhshme zhvillohen në periudhën 15 prill – 15 maj, dhe në këtë kontekst PS do të zhvillojë një proces përgatitor me diferencë nga partitë e tjera. Javët në vijim me konstituimin e Asamblesë do të bëjmë me dije gjithë detajet. Axhenda politike e miratuar në Kongres e ka të përcaktuar qartë që në këtë periudhën shtator, tetor, nëntor, dhjetor ne kemi  një proces të rëndësishëm konsultimi me anëtarësinë dhe me çështje konsultimi me karakter programor që do të konkludojnë me fitoren e zgjedhjeve të  pranverës për një mandat të tretë tonin me kryeministrin Rama.” – tha Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *