Vendosni fjalën kyçe....

Dhunë ndaj një efektivi policie në Fushë-Krujë, autori identifikohet



Detaje të reja janë mësuar lidhur me një ngjarje të ndodhur së fundmi në Fushë-Krujë, ku një punonjës policie është dhunuar fizikisht nga një person i dyshuar, ndërsa po parkonte automjetin e tij.

Efektivi i policisë, i identifikuar si E. Kasmi, ka qenë jashtë shërbimit në momentin e ngjarjes. Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, policia ka ndërmarrë kontrolle në banesën e autorit të dyshuar, i cili është identifikuar si shtetasi Aranit Merlika.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur plotësisht rrethanat e sulmit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale të autorit.

Autoritetet kanë konfirmuar se po vlerësohet edhe nëse sulmi ka qenë i qëllimshëm apo i ndikuar nga rrethana të tjera të momentit.