Vendosni fjalën kyçe....

Hapja e grupkapitullit me BE, Bardhi në Kuvend: Është normale, mbyllja është sfidë


Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, komentoi në Kuvend çeljen e grupkapitujve të rinj në negociatat me BE-në, duke thënë se kjo është procedurë normale dhe se lajmi do të ishte mbyllja e kapitujve, e cila sipas tij nuk ka shanse të ndodhë me qeverinë aktuale.

 

 

“Një komision e keni ndarë në tre pjesë. E keni shpallur integrimin prioritet, por thoni nuk e kemi shkrirë komisionin por e kemi bashkuar me komisionin e jashtëm.

Dje në mbledhje na thatë kemi vepruar si Bundestagu që nuk është e vërtetë sepse Gjermania ka 2 komisione.

Ju integrimin e keni vetëm për propagandë dite, sa herë bëni një vjedhje dhe koncesion dilni e thoni hapëm kapitujt.

Hapja e kapitujve është normale, mbyllja është sfidë. Sa të jeni në qeveri nuk keni mundësinë të mbyllni asnjë kapitull thelbësor sepse jeni qeverisje e krimit”, tha ai.