Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Me padurim për hapjen e 4 kapitujve të rinj, ritëm rekord


Kryeministri Edi Rama ka ndarë një postim në rrjetet sociale ku, duke publikuar foto me komisioneren europiane Marta Kos, shprehet se pret me padurim hapjen e katër kapitujve të rinj të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Rama theksoi se brenda vetëm 11 muajve janë hapur 24 kapituj, duke e cilësuar këtë ritëm si rekord.

 “Mirëmëngjes dhe me padurimin e sotëm për të hapur edhe 4 kapituj të tjerë të negociatave për anëtarësim në BE, që i shtohen 24 kapitujve të hapur në vetëm 11 muaj, një ritëm rekord, ju uroj një ditë të mbarë, shkroi Rama në rrjetet sociale.