Vendosni fjalën kyçe....

PS propozon 11 komisione parlamentare, Berisha: Nuk do ta votojmë nesër në Kuvend


Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot në një konferencë për shtyp nga selia blu se opozita nuk do të mbështesë propozimin e Partisë Socialiste për ngritjen e 11 komisioneve parlamentare.

Sipas strukturës së re të propozuar nga mazhoranca, 7 komisione do të drejtohen nga PS dhe 4 nga opozita.

Ky ndryshim pritet të votohet nesër në seancën plenare të Kuvendit, e cila është planifikuar për në orën 17:00.

Berisha e cilësoi këtë veprim të mazhorancës si abuziv dhe të dëmshëm për qytetarët.

Ne nuk do të votojmë ndryshimin e strukturës parlamentare sepse është bërë një gjë e turpshme. Ndahet një komision në 3 dhe rriten shpenzimet për qytetarët,” tha kreu i PD-së.

Ai shtoi se sipas opozitës, ky ndryshim nuk ka të bëjë me rritjen e eficiencës, por synon vetëm përfitime politike dhe rritje të kostove për taksapaguesit shqiptarë.