Avokati B.L. është marrë në pyetje ditën e sotme nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Ai ndodhet në “arrest shtëpie” me vendim të GJKKO-së, si i dyshuar për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë”.
Hetimet e SPAK dyshojnë se B.L. ka marrë nga klienti i tij, Salvatore Castorina, shumën prej 8 mijë eurosh, duke i premtuar ndikim tek prokurori dhe gjyqtari për lirimin e tij nga burgu.
Që prej dhjetorit 2024 deri më tani, avokati dyshohet se ka mbajtur paratë për vete, pa prova që t’i ketë dorëzuar funksionarëve të drejtësisë.
