Vendosni fjalën kyçe....

“Na duhen më shumë burgje, do e godasim ashpër krimin” – Senatori republikan


Senatori republikan Tommy Tuberville kërkon ndërtimin e më shumë burgjeve, tha ai gjatë një interviste në Breitbart, duke diskutuar se çfarë mund të bëjnë politikanët për të ulur krimin në të gjithë SHBA-në në dritën e vrasjes tragjike të 23-vjeçares Iryna Zarutska në Karolinën e Veriut.

“Nuk ndodh vetëm në shtetet blu ose qytetet blu. Janë shtete të kuqe me kryebashkiakë blu, për të qenë i sinqertë, nëse ktheheni pas dhe shikoni statistikat, kjo është ajo që po ndodh. Askush nuk dëshiron të ketë sundim të ligjit”, tha Tuberville, i cili po konkurron për t’u bërë guvernatori i ardhshëm i Alabamës.

“Nuk e di se ku shkojnë paratë. Ata nuk i përdorin për zbatimin e ligjit. Ata kërkojnë të shkurtohet financimi i policisë – gjëja më idiote në historinë e vendit tonë për të cilën është folur ndonjëherë. Unë do shkoj menjëherë, në çdo qytet, do flas me çdo kryetar bashkie blu apo i kuq qoftë. Do i pyes, më tregoni për gjyqtarët tuaj. A po i fusin njerëzit në burg? A po lirohen? A keni nevojë për më shumë makina policie? A keni nevojë për më shumë policë? A keni nevojë për më shumë trajnim?.

“Nuk do lejojmë paligjshmëri në rrugë. Nuk do ndodhë, dhe nuk mund të ndodhë, duhet të veprojmë herët a vonë, dhe më mirë të ndodhë sa më shpejt, sepse po humbasim kontrollin. Po humbasim policinë djathtas e majtas. A do e bënit? A do dilnit atje me një distinktiv në gjoks dhe me uniformë policie duke e ditur se këta të çmendur janë atje jashtë? Është absolutisht çmenduri ajo që po ndodh”, shtoi ai.