
Kryetari i partisë Mundësia, Agron Shehaj, në emisionin Log në News24, deklaroi se televizioni u tentua të mbyllej në mënyrë skandaloze. Ai përgëzoi gazetarët për rikthimin e shpejtë dhe e quajti këtë akt “rezistencë ndaj autokracisë me justifikime të kota”.
“News24 u tentua të mbyllej në mënyrë skandaloze. Dua t’ju uroj për punën që po bëni dhe për punën që bëtë që News24 të rikthehet.
I pashë gazetarët që ishin sistemuar në një ambient, në mënyrë të shpejtë.
Unë jam vetë sipërmarrës dhe e di sa e vështirë është që të bësh këtë përpjekje për ringritje të fuqishme.
Duhet përgëzuar News24 për rezistencën ndaj kësaj autokracie, me justifikime të kota.”
Shehaj u shpreh se ndërrimi i ministrave nuk ndryshon gjendjen, pasi “në spitale nuk të prek njeri pa paguar”.
Ai theksoi se demokracia sjell mirëqenie dhe se Rama ka “fitoren në xhep” me rezultatin e zgjedhjeve të fundit.
Sipas tij, e vetmja zgjidhje është një kandidat i përbashkët, jo anëtar partie, që të bashkojë opozitën përballë mazhorancës.
”Nuk shoh ndonjë ndryshim, tregon një pushtet absolut që qeveria ka pothuajse në cdo fushë.
Nëse në spitalet e Shqipërisë nuk ka ilace nuk është se duke ndërruar ministrin, do të vijnë ilacet.
Është fakt që në spitalet nuk të prek njeri me dorë nëse nuk paguan. Vlen në shëndetësi, në arsim, vlen në ekonomi.
Historia ka treguar se demokracia sjell mirëqënie. Ne na duhet demokracia.
Propozimi im është i thjeshtë. Para 3 muajsh PS mori 49 % të votave, PD 32 % Duke parë zgjedhjet e para 3 muajve, Rama e ka fitoren në xhep. Nëse PD do të zgjedhë një anëtar të PD.
Cila është alternativa për të fituar, sepse jemi në gjendje të jashtëzakonshme, e tha vetë kryeministri kur tha se nuk ka nevojë vendi për rrotacion politik.
Në këtë gjendje cila është zjgidhja e vetme, nuk është të bashkohemi rreth PD e Berishës apo Mundësisë, e vetmja mundësi të dalim me një kandidat jo anëtar të partive politike që të bëjë bashkë, 32 % e PD, 6% . vetëm një kandidat që bashkon opozitën mund të fitojë Tiranën për të cilën fatkeqësisht rezultati është i ditur.”