Vendosni fjalën kyçe....

FBI ofron 100 mijë dollarë për kapjen e vrasësit të Charlie Kirk


FBI ofron 100 mijë dollarë për informacione që mund të çojnë në kapjen e autorit apo autorëve që morën pjesë në vrasjen e aktivisttn konservator amerikan Charlie Kirk ditën e djeshme në Universitetin e Utah.

Ngjarja e rëndë që ka tronditur jo vetëm SHBA-në, ndodhi mesditën e djeshme kur një person qëlloi me snajper nga rreth 200 metra larg, duke goditur në fyt Kirk-un, i cili ndërroi jetë më pas në spital.

Kirk, një aktivist i njohur konservator aleat dhe mik I presidentit amerikan Donald Trump dhe zëvendëspresidentit JD Vance u bë i njohur pas themelimit të organizatës Turning Point USA që u bë mjaft popullore mes të rinjve duke i bindur ata të votojnë për presidentin Trump në zgjedhjet e nëntorit 2024.