
Një 35-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka dhunuar një shtetas pas një konflikti të mëparshëm.
Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi E. B., 35 vjeç, dyshohet se ka goditur me sende të forta shtetasin B. K., i cili aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë po vijojnë punën për kapjen e autorit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.