
Guvernatorja e Nju Jorkut, Kathy Hochul, nënshkroi të premten një urdhër ekzekutiv që autorizon farmacistët në shtet t’u bëjnë qytetarëve vaksinat kundër COVID-19, kujtdo që dëshiron të vaksinohet, duke u bërë guvernatorja e fundit demokrate që përpiqet të kundërshtojë kufizimet e reja të administratës Trump mbi vaksinimet.
Urdhri, të cilin Hochul e nënshkroi gjatë një vizite në një shkollë fillore, është në fuqi për 30 ditë, megjithëse guvernatorja tha se do e zgjasë atë sipas nevojës derisa legjislatura e shtetit të mblidhet në janar dhe mund të marrë në konsideratë një zgjidhje më të përhershme, shkruan Trump.
“Nëse dëshironi që fëmija juaj të bëjë një vaksinë kundër COVID-it, ajo duhet të jetë e disponueshme për ju dhe e mbuluar nga sigurimi”, tha ajo.
“Kohërat e jashtëzakonshme kërkojnë masa të jashtëzakonshme.”
Nën udhëheqjen e Sekretarit të Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr., skeptik ndaj vaksinave, FDA-ja ka miratuar versione të reja të vaksinës kundër COVID-it vetëm për amerikanët mbi 65 vjeç ose ata me probleme të caktuara shëndetësore. Në vitet e kaluara, vaksinat në përgjithësi kanë qenë të disponueshme për këdo.
Një zëdhënës i CVS Health, e cila zotëron një nga zinxhirët më të mëdhenj të farmacive në vend, tha se do “sigurojë që vaksinat kundër COVID-19 të jenë të disponueshme sa më shpejt të jetë e mundur në të gjitha pikat e farmacive CVS në Neë York” në përputhje me urdhrin e Hochul.