Vendosni fjalën kyçe....

Përplasje mes dy grupesh në Korçë, plagosen me dy të rinj


Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me dy grupesh në Korçë.

Grupet e të rinjve u përleshën në zonën e parkut të qytetit ku tre prej tyre janë qëlluar me thikë.

Të plagosurit janë dërguar në spital ndërsa policia ka shoqëruar deri tani tre persona, Ilir Shukun, Dritan Pinen dhe Gersi Dervishin.

“Rreth orës 21:30, në lagjen nr. 1, Korçë, në ambientet e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, janë dëmtuar, dyshohet me mjet prerës (thikë), shtetasit S. Sh. dhe M. Xh., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme, tre shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt, të dyshuar si autorë, konkretisht shtetasit I. Sh., D. P. dhe G. D. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.”