Vendosni fjalën kyçe....

Vatikani do presë grupin LGBTQ


Vatikani do organizojë një sërë ngjarjesh të organizuara nga komuniteti LGBTQ si pjesë e Jubileut Katolik Romak të vitit 2025. Organizatorët thonë se rreth 1,000 pjesëmarrës do marrin pjesë në një pelegrinazh në Romë javën e ardhshme.

Në traditën katolike të krishterë, Jubileu, i njohur edhe si Viti i Shenjtë, shpallet çdo çerek shekulli nga Papa si një kohë ripërtëritjeje shpirtërore. Viti i Shenjtë aktual zgjat nga 24 dhjetori 2024 deri më 6 janar 2026.

Grupi italian pro-LGBTQ La Tenda di Gionata (“Tenda e Jonathanit”) ka planifikuar një pelegrinazh si pjesë e festimeve. Përfaqësuesi i grupit Alessandro Previti i tha Outreach.Faith të mërkurën se pelegrinë nga rreth 30 vende pritet të marrin pjesë në ngjarjen tre-ditore. Do fillojë me një vigjilje lutjeje shumëgjuhëshe pranë Kishës së Jezusit në Romë më 5 shtator, e ndjekur nga një Meshë dhe procesion përmes Derës së Shenjtë në Bazilikën e Shën Pjetrit. Pelegrinazhi do të përfundojë më 7 shtator me lutjen Angelus të udhëhequr nga Papa Leo XIV në Sheshin e Shën Pjetrit, shkruan RT.

Ipeshkvi Francesco Savino, nënkryetar i Konferencës së Ipeshkvijve Italianë, i cili pranoi të kryesonte Meshën e grupit, tha në një intervistë të kohëve të fundit se përfshirja e tyre pasqyron misionin e Kishës për të mirëpritur të gjithë, pavarësisht nga prejardhja ose zgjedhjet e jetës.

“Mirëpritja gjithëpërfshirëse është një qëndrim i zemrës dhe syrit. Është vetë fryma e Ungjillit”, deklaroi Savino.

Vatikani e renditi pelegrinazhin në kalendarin e tij zyrtar të Jubileut në dhjetor 2024, kur ende kryesohej nga i ndjeri Papa Françesku. Françesku është parë si udhëheqës i një drejtimi më gjithëpërfshirës për Kishën Katolike. Nën udhëheqjen e tij, priftërinjve u lejohej të bekonin çiftet e të njëjtit seks dhe të pranonin burra gej si priftërinj. Një zyrtar i Vatikanit i tha më parë Reuters, megjithatë, se përfshirja e grupit LGBTQ në kalendarin e Jubileut nuk do të thoshte që Kisha sponsorizonte ose mbështeste veprimtaritë e grupit.

Pasardhësi i Papa Françeskut, Leo XIV, ka shprehur skepticizëm ndaj reformave LGBTQ në Kishë, duke pohuar se martesa është “midis një burri dhe një gruaje”. Megjithatë, ai deri më tani ka mbështetur direktivën e mëparshme të Françeskut që lejon bekimet për çiftet e të njëjtit seks.