
Kryeministri i Izraelit Netanyahu e ka quajtur aksident tragjik bombardimin e spitalit Nasser në Gaza ku u vranë dhjetëra persona, mes të cilëve edhe 5 gazetarë.
Ai shkruan në X se Izraeli e vlerëson punën e gazetarëvem, stafit mjekësor dhe sicilët dhe se lidhur me aksidentin pok kryhet një hetim i plotë. Netanyahu shton se synimi i Izraelit është mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve.
“Izraeli shpreh keqardhje të thellë për aksidentin tragjik që ndodhi sot në Spitalin Nasser në Gaza.
Izraeli vlerëson punën e gazetarëve, stafit mjekësor dhe të gjithë civilëve. Autoritetet ushtarake po kryejnë një hetim të plotë. Lufta jonë është kundër terroristëve të Hamasit. Synimet tona të drejta janë mposhtja e Hamasit dhe kthimi i pengjeve tona në shtëpi.” – shkruan Netanyahu.
