
Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Belgjikë.
Bëhet fjalë për Shkëlqim Vokrin, 56 vjeç, banues në Dërmenas të Fierit, i cili kishte marrë shtetësi holandeze dhe kërkohej nga autoritetet e Holandës.
Vokri ishte dënuar për “shkelje të aktit për drogat” në lidhje me transportin e 250 kilogramëve kokainë, ndërsa i mbeteshin për të vuajtur edhe 686 ditë burgim.
Ai u arrestua në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga autoritetet belge në bashkëpunim me homologët holandezë dhe rrjetin ENFAST.
Pas kapjes së tij, pritet që procedurat e ekstradimit të vijojnë në mënyrë që 56-vjeçari të dërgohet në Holandë për të kryer pjesën e mbetur të dënimit.