
Bajerni i Mynihut ka shpartalluar Lajpcigun në ndeshjen e parë të Bundesligës për këtë sezon.
Golat për bavarezët u shënuan nga Kane me një tripletë, Olise me një dopietë ndërsa një gol u shënua nga Diaz.
Kampionë në fuqi të Gjermanisë janë ndër pretendentët kryesorë edhe këtë sezon ndërsa Lajpcig e ka humbur shkëlqimin e viteve të fundit dhe zor se do mbërrijë larg.