Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen dy automjete në Fier–Roskovec, dy të plagosur


Një aksident i rëndë rrugor është shënuar paraditen e sotme në aksin Fier–Roskovec, pranë zonës së Zharrëzës. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një kanal anësor.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Fierit për ndihmë mjekësore. Ende nuk ka informacion mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. Ndërkohë, qarkullimi në këtë segment rrugor paraqitet i vështirësuar.