
FIFA ka ndëshkuar Federatën Shqiptare të Futbollit me 161.500 franga zvicerane për shkak të problemeve në ndeshjen kualifikuese me Serbinë, të luajtur më 7 qershor në “Air Albania”.
Përveç gjobës, njoftimi nga FIFA vendos se ndeshjen e radhës ndaj Letonisë në Tiranë, 20 për qind e kapacitetit të stadiumit duhet të jetë e mbyllur.
Ndëshkimi nga FIFA thekson se ndaj Serbisë kishte sjellje të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë (këngë me përmbajtje diskriminuese, hedhje objektesh, ndezje fishekzjarrësh, përdorimi i gjesteve apo mesazheve të papërshtatshme për një ngjarje sportive, si dhe ndërprerje gjatë himneve kombëtare).