
Gjykata e Posaçme ka lënë në burg ish-deputetin e PS-së Jurgis Çyrbja, i cili kishte kërkuar ndryshim të masës së sigurisë.
Pak ditë më parë, SPAK mbylli hetimet dhe çoi për gjykim Çyrbjan, që është në paraburgim që prej 20 tetorit 2024.
Ai akuzohet si bashkëpunëtor i grupit kriminal të Altin Hajrit. Sipas SPAK-ut, socialisti ka dekonspiruar aksionet e policisë duke nxjerrë sekretin shtetëror me dhënien e informacioneve grupit kriminal.
Po kështu Çyrbja akuzohet se ka kryer korrupsion në zgjedhje duke ofruar ndihmë për grupin kriminal në këmbim të ndihmës me vota në zgjedhje.