Vendosni fjalën kyçe....

Vijon prej disa ditësh zjarri në Dukat e Lurë, në Shijak izolohet vatra kryesore


Zjarre të forta kanë vijuar të digjen gjatë natës në Dukat të Vlorës, ku flakët vijojnë prej disa ditësh dhe në Gjepalaj të Shijakut.

Në Dukat kanë ardhur nën dihmë dy aeroplanë “Canadaair” nga Greqia ndërkohë dy avionë të tjerë “Canadaair” kanë ardhur nga Italia bashkë me trupe zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve në Parkun Kombëtar të Luës, që gjthashtu digjet prej disa ditësh.

Në Gjepalaj të Shijakut, është bërë e mundur shuarja e vatrës kryesore pranë fshatit Shetel, megjithatë vatra të tjera më të vogla nuk janë vënë ende nën kontroll.