
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, po rikuperohet pas një helmimi nga ushqimi, njoftoi zyra e tij të dielën, duke shtuar se ai do të vazhdojë të kryejë detyrat e tij ndërkohë që do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme.
Netanyahu, 75 vjeç, u sëmur gjatë natës dhe u diagnostikua me inflamacion të zorrëve dhe dehidrim, për të cilat po merr trajtim me lëngje intravenoze, thuhet në deklaratë.
“Sipas udhëzimeve të mjekëve të tij, kryeministri do të pushojë në shtëpi për tre ditët e ardhshme dhe do të menaxhojë çështjet e shtetit nga aty,” shtoi zyra e tij, përcjell Reuters.
Netanyahu iu vendos një stimulues kardiak në vitin 2023 dhe në dhjetor të vitit të kaluar iu hoq prostata pasi u diagnostikua me një infeksion të traktit urinar.