Vendosni fjalën kyçe....

Putini dhe Erdogani zhvillojnë bisedë telefonike për luftën në Ukrainë


Presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, sipas YNetNews. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet në luftën në Ukrainë, si dhe marrëdhëniet dypalëshe mes Rusisë dhe Turqisë.

Sipas njoftimit, presidenti Erdogan shprehu shqetësimin e tij për përshkallëzimin e luftimeve në rajonin e Druzëve në Sirinë jugore, duke theksuar se përplasjet e reja në qytetin Suvejda përbëjnë një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin rajonal.

“Largimi i forcave të sigurisë siriane nga Suvejda dhe përplasjet e fundit krijojnë një situatë të rrezikshme për të gjithë rajonin,” theksoi Erdogan, sipas një deklarate nga zyra e tij.

Gjithashtu, presidenti turk nënvizoi nevojën që Izraeli të respektojë sovranitetin e Sirisë dhe të ndalojë shkeljet territoriale ndaj këtij vendi.