Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të vijë dita kur ministrat të zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale” – Rama


Kryeministri Rama tha sot se mund të jetë e afërt dita kur ministat e qeverisë të zëvendësohen nga Inteligjenca Artiiciale.

Duke iu referuar një projekti pilot në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku inteligjenca artificiale merr pjesë në bordin e takimit të qeverisë, kreu i qeverisë tha se shumë shpejt kabineti qeveritar mund të zëvendësohet nga IA.

“Ishim me përfaqësuesit e delegacionit të Emirateve të Bashkuara dhe pashë një produkt që ata e kishin nisur në fondin e tyre të madh të zhvillimit, mbledhjet e bordit të tyre bëheshin me praninë e një vëzhguesi Inteligjencë Artificiale. Dhe vëzhguesi IA ishte pjesë e bordit dhe pasi flisnin, ai mbante gjithë shënimet, prodhonte protokollin, dhe jepte opinion mbi çfarë u tha duke ju referuar gjërave që ata i kanë bërë përpara dhe mund t’i kishin harruar në atë diskutim, ose duke ju referuar gjërave që kishin thënë se do t’i mbanin parasysh me temën. Ata thonin se është akoma vëzhgues, por ajo që vëzhguesi po bën dhe çfarë vëzhguesi po na e provon përditë, është që shumë shpejt ai mund të bëhet anëtari më efikas i bordit. Ku të çon kjo? Kjo të çon në idenë që shumë shpejt mund të vijë dita që qeverinë mund ta kesh Inteligjencë Artificiale. Mund të vijë dita që ministrin X e ke IA. S’ka as kushëri për të futur në punë, s’ka as interesa të asnjë natyre që të prishin proceset, nuk po them që ky është synimi ynë, megjithëse me shumë kënaqësi do ta merrnim përsipër, por është e pafundme kjo botë”, tha Rama.