
Një meteorit që është copa më e madhe e njohur e Marsit në Tokë është shitur për 5.3 milionë dollarë, me taksa dhe tarifa, te një ofertues anonim në një ankand të Sotheby’s në Neë York të mërkurën, shkruan CNN.
I njohur si NwA 16788, meteoriti peshon 24.5 kilogram dhe është i madh krahasuar me shumicën e meteoritëve marsianë, të cilët kanë tendencë të jenë fragmente të vogla, tha shtëpia e ankandeve Sotheby’s në një deklaratë më 8 korrik.
Meteoritët janë ato që mbeten kur një kometë, asteroid ose një meteoroid mbijeton kalimin e tij nëpër atmosferën e tokës.
I zbuluar në nëntor 2023 në rajonin e largët Agadez të Nigerit, NwA 16788 është një “ekzemplar monumental” që është rreth 70% më i madh se pjesa tjetër më e madhe e Marsit e gjetur ndonjëherë në Tokë, sipas Sotheby’s.

“NwA 16788 është një zbulim me rëndësi të jashtëzakonshme – meteori më i madh marsian i gjetur ndonjëherë në Tokë dhe më i vlefshmi i llojit të tij i ofruar ndonjëherë në ankand”, tha Cassandra Hatton, nënkryetare e shkencës dhe historisë natyrore në Sotheby’s, në deklaratë.
Analiza e përbërjes së brendshme të meteoritit ka zbuluar se ai ndoshta është hequr nga sipërfaqja e Marsit dhe është hedhur në hapësirë nga një impakt asteroidi që ishte aq i fuqishëm sa i shndërroi pjesët e meteoritit në xham.
Një kore qelqi mund të shihet gjithashtu në sipërfaqen e tij, e formuar ndërsa ai kaloi me shpejtësi nëpër atmosferën e Tokës, sipas Sotheby’s.