
Të paktën 20 palestinezë u vranë të mërkurën në një pikë shpërndarjeje ndihmash të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës, në atë që grupi i mbështetur nga SHBA-të e quajti një shtypje të turmës të nxitur nga agjitatorë të armatosur.
GHF, i cili mbështetet nga Izraeli, tha se 19 persona u shkelën dhe një u godit me thikë për vdekje gjatë përplasjes në njërën nga qendrat e saj në Khan Younis në Gazën jugore, shkruan Reuters.
“Kemi arsye të besueshme për të besuar se elementë brenda turmës – të armatosur dhe të lidhur me Hamasin – nxitën qëllimisht trazirat,” tha GHF në një deklaratë.
Hamasi e hodhi poshtë akuzën e GHF si “të rreme dhe mashtruese”, duke thënë se rojet e GHF dhe ushtarët izraelitë spërkatën njerëzit me gaz piper dhe hapën zjarr.
GHF tha se rrëfimi i Hamasit ishte “thellësisht i rremë”.